Një muaj nga ngjarja, prindër dhe nxënës në protestë për Martinin! E ëma: Ma vranë te dera e shkollës

Ka kaluar një muaj që nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Sot, prindër dhe fëmijë kanë nisur marshimin nga shkolla Fan Noli në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Në 30 ditë, janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e adoleshentit. Në tubime kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhë të njohur e aktivistë të shoqërisë civile.

Në protesta, qytetarët kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Fillimisht qytetarët u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndezën qirinj në nder të tij, më pas ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Prindërit e pranishëm në protestë kërkuan më shumë siguri në shkolla për fëmijët e tyre.

Të Fundit