Krim i rëndë në Greqi, vëlla e motër vrasin babanë, 26-vjeçaren e ndihmon dhe burri! E mbytën me jastëk

GREQI – Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e së martës, 17 dhjetor, në një fshat të Evias në zonën e Kymit.

Sipas informacioneve, një 22-vjeçar së bashku me motrën e tij 26-vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre, në fshatin Androniani.

Fillimisht ata u përpoqën të pretendonin se nuk ishin të përfshirë në vdekjen e burrit, por pas marrjes të gjatë në pyetje, ata pranuan krimin.

Sipas informacioneve, djali ka lajmëruar policinë të martën dhe është ankuar se i ati e ka rrahur duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Policia shkoi në shtëpinë e familjes dhe gjeti djalin, i cili u tha se nuk e dinte se ku ishte babai i tij.

Pak më vonë ata e gjetën babanë të vdekur, të shtrirë lakuriq në bazën e një shkalle të brendshme që të çonte nga kati përdhe në bodrumin e shtëpisë, me fytyrë poshtë. Rreth dy metra larg tij ishte një thikë e pastër.

Rrëfimi i autorëve

Autorët, siç kanë rrëfyer më pas në polici, shkaktuan vdekjen e babait të tyre i cili flinte në shtratin e tij duke i vendosur një jastëk në fytyrë dhe më pas tentuan të mbulonin gjurmët.

Pasi i kanë hequr rrobat, i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

Autorët jashtë shtëpisë kanë djegur provat e krimit (jastëk, pëlhura dhe rroba), një pjesë e të cilave është gjetur dhe konfiskuar.

Policia gjeti gjithashtu 2 thika shtëpiake dhe 1 CD me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.

Të Fundit