Kohë më parë loja e bujshme në tik tok, Pokemon Go u kthye në fenomen botëror e me pasoja. Kudo shiheshin të rinj të cilët në mënyrë të dyshimtë lëviznin rrugëve me telefona në dorë, në përpjekje për të mbledhur pokemonë. Pas saj loja e rrezikshme, e njohur si “Balena Blu”, coi shumë fëmijë deri në vetëvrasje.Këto ditë një tjetër kërcënim është shfaqur në tik-tok, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve. Sfida e supermenit ose superhero, ka shënuar trauma tek shuëmë nga përdoruesit e tik tok.Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme, që është përhapur edhe në Shqipëri, mbi 10 të rinj janë raportuar të lënduar. Arbri është një 13 vjecar dhe tregon, se është viktimë e kësaj loje.Ai nuk ka telefon, por nën ndikimin e shokëve, ia nënshkrua lojës së rrezikshme dhe Arbri theu dorën e dëmtoi shtyllën kurrizore.Psikologia Gejsi Anamali tregon, sesi duhet të komunikojmë me fëmijët në të tilla raste, pasi ata shtyhen dhe drejtohen nga turmat në shkollë, për t’u bërë pjesë e lojës. Ndërsa eksperti i it-së Tomi Kallanxhi tregon, se ofrohen opsionet family sharing në tik tok, si një mënyrë, që prindërit të monitorojnë fëmijët.
- +355 67 220 8888
- [email protected]