Katër burra do të gjykohen për ngacmimin e bashkëshortes së Macron

Katër burra do të gjykohen për ngacmimin e zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, dhe për përhapjen e komenteve dashakeqe për gjininë dhe seksualitetin e saj në internet, njoftuan sot mediat franceze.

Ata gjithashtu hodhën ofendime ndaj saj për diferencën në moshë mes saj dhe bashkëshortit të saj, presidentit Emmanuel Macron, raportoi gazeta Paris Mond.

Brigitte Macron ngriti një padi kundër tyre në gusht dhe autoritetet hapën një hetim për ngacmime kibernetike.

Të Fundit