Rama prezanton platformën “Transparent Albania”: Qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë së në  prezantimin e platformës “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se kjo platformë do t’i japë mundësinë qytetarëve që të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë, sa shpenzohet dhe ku.

Sakaq Rama  theksoi se kjo platformë nuk është përfundimtare dhe se mund të ketë ndryshime në ndërtimin e saj.

Sipas Ramës kjo platformë do të funksionojë si urë e re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë.

Edi Rama: Bëhet fjalë për një instrument të ri, një platforme të re, urë e re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe gjërësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. Për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shteti europian të së drejtës.

Informacionet e paverifikuara vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim. Platforme ku do ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare, do dinë se sa të ardhura shpenzohen dhe për çfarë shpenzohen.

Është një risi dhe sfide e kësaj platforme është përditësimi i saj në kohë reale, duke marrë parasysh volumin që duhet përditësuar.

Janë bërë hapa të rëndësishëm, prap se prap administrata nuk e ka instiktin e shpejtësisë në këtë aspekt, do të jetë sfidë e vërtetë po hap pas hapi ne do ja dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë.

Risia tjetër interaktiviteti i saj, deri sot një përfaqësues i medias apo qytetar i drejtohet një institucioni të caktuar dhe nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohet komisionerit, pastaj ai institucioni. Bëhet fjalë për vonesa të palidhura me asnjë qëllim, por të lidhura me mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale që të përgjigjet në afat.

Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilido institucioni me një kërkesë për të marrë informacion do ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës.

Të Fundit