Jemi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, pasi qytetari Luigj Zefi, tregon, se ka blerë një apartament nga ish Insig-u në vitin 1999 me kredi, si punonjës aty. Deri në vitin 2001 Luigji tregon, se i ka shlyer këstet te Insigu. Pas këtij viti pagesën e ka bërë te Agjensia e Trajtimit të kredive, ku ka përfunduar shlyerjen deri në vitin 2022. Më pas ka kërkuar të pajiset me certificatë pronësie, por nuk ka mundur.Ne iu drejtuam ASHK-së, ku shpjegojnë, se kjo pasuri figuron në emër të INSIG dhe nuk ka bazë ligjore, për të bërë këtë kalim. Por nga ana tjetër zoti Zefi nuk ka asnjë detyrim të pashlyer në Agjensinë e Trajtimit të Kredive. Për këtë ngërc pyetëm ekspertin e cështjeve noteriale Fatmir Lacej. Nga ana tjetër morëm kontakt me Insig, tashmë të privatizuar, dhe na u premtua, se do të zgjidhet rasti, për t’i ardhur në ndihmë qytetarit Luigj Zefi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]