E shoqëruar nga e bija, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Kryemadhi është parë të mbërrijë në mesditë në Apelin e Posaçëm e shoqëruar nga vajza e saj.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Kryemadhit te Apeli i Posaçëm.

Ndaj Monika Kryemadhit është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Kujtojmë se më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit.

Të Fundit