“Se dija ca kishte zarfi” merrte tufat me euro për provim, pedagogia del e pafajshme!

Në 21 qershor transmetuam një rast korruptiv në Shkodër.Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”,Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, e lëndës biokimi mjeksore për 3 degët, mami, infermieri dhe fizioterapi, merrnin para nga sutdentët, për t’i kaluar në provime. Nga 120 studente, 110 prej tyre, ishin ngelës në lëndën e biokimisë. Ata, që kishin mundësi ekonomike, jepnin minimalisht 150 euro, për të marrë provimin. Pas transmetimit tonë, u bë dhe pezullimi nga ministria e Arsimit për Rektoren dhe u proceduan penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre Suzana Golemi dhe Donalda Lacej. Por sot, pas hetimit, pedagoget Golemi dhe Lacej dolën ta pafajshme, edhe pse u provua, se kishin ndërruar notat në sistem.

Të Fundit