Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se takimi me kryeministren italiane Giorgia Meloni në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris ishte “i shkëlqyer”, duke shtuar se ai “ja kaloi mirë” me lideren e djathtë italiane.
Ai tha se, gjatë eventit në Paris, ka kaluar shumë kohë me Melonin, të cilën e cilësoi si një person “energjik” dhe një “zjarr të gjallë”, shkruan ”New York Post”.
Në të njëjtën kohë, Meloni e cilësoi takimin me Trump dhe biznesmenin Elon Musk si një “dialog të këndshëm” dhe në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto të buzëqeshur me liderin e sapozgjedhur amerikan.
Pas hapjes së katedrales së rinovuar, Trump dhe Meloni morën pjesë në darkë së bashku me rreth 60 liderë të tjerë botërorë.