Kërcënoi me mesazhe policin pasi i hoqi ngjitësen e xhamave të zinj mjetit, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 19-vjeçarin Rafaelo Lleshi, pasi ka kanosur me mesazhe punonjësin e policisë. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës.

Punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, banues në Lezhë.

Të Fundit