Berisha njofton protestën e radhës më 23 dhjetor: Do ketë fuqinë e elektroshokut

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat, njoftoi edhe protestën e radhës të opozitës.

Sipas Berishës do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

“Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile.

Duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Ramës”, tha Berisha.

Të Fundit