“Me ty, me ty Ilir Meta”, “Rama ik!”/ Partia e Lirisë nis protestën para SPAK

Simpatizantët e Partisë së Lirisë po zhvillojnë një protestë të paralajmëruara para SPAK kundër vendimit për burgosjen e presidentit të kësaj partie Ilir Meta.

Në krye të grupit të simpatizantëve të PL të cilët mbajnë në dorë një pankartë të madhe ku lexohet Jo drejtësi me regji shihen të rreshtuar eksponentët më të lartë të kësaj partie si Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili.

Në këtë protestë ra në sy mungesa e përfaqësuesve nga aleati kryesor i PL, Partia Demokratike, gjë që ishte paralajmëruar më herët nga eksponentë të kësaj partie.

Kjo është protesta e parë e këtij lloji që një subjekt politik zhvillon para Prokurorisë së Posaçme.

Të Fundit