“E vrava se më tradhëtoi”- Dëshmia e 46-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi gruan

46-vjeçari shqiptar, i cili masakroi bashkëshorten në Selanik, ka dhënë dëshminë e tij në polici, ku ka rrëfyer se e vrau gruan 60-vjeçare nga xhelozia, pasi dyshonte se ajo po e tradhtonte.

Ai pranoi gjatë rrëfimit të tij se kishte shkuar në banesë me qëllimin për ta ekzekutuar.

Pas vrasjes së gruas, ai plagosi djalin e saj, i cili u mundua të mbrojë të ëmën.

Sipas mediave greke, 46-vjeçari shqiptar ka pohuar përpara hetuesve se kishte pasur zënka të shpeshta kohët e fundit me bashkëshorten, pasi ishin në proces divorci.

Djali i viktimës ka rrëfyer se nëna kishte pasur një marrëdhënie të gjatë me 46-vjeçarin, për më shumë 2 dekada, dhe se ai kurrë nuk kishte ushtruar dhunëndaj saj.

Sipas djalit, nëna vuri re se burri po mbante një thikë gjatë një debati mes tyre, dhe iu lut që ta hidhte. “Ai nuk e dëgjoi, i nguli thikën në bark dhe i mori jetën. Kur ndërhyva në mbrojtje të nënës, ai gjithashtu më goditi me thikë”, tha djali.

46-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërkohë që djali i viktimës po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Të Fundit