Shtatzëna në ankth: Dyshon që ka fëmijën me sindromën Down, doktoresha e përcjell

Një nënë nga Durrësi, ankohet në “Stop”, pasi është 16 javëshe shtatzënë dhe kërkon të bëjë ekzaminimin e amniocentezës, analizë, që tregon nëse fëmija është me fribroze apo sindromën down. Në maternitetin e vjetër “Mbretëresha Geraldinë” i thuhet, se pajisja nuk punon prej një jave.Pas qytetares, interesohet gazetarja e “Stop” dhe punonjësja i thotë, se pajisja ka një problem me kalibrimin, që do të zgjidhet brenda 4 javëve.Mjekja genetiste Merita Xherbatori tha, se nëse problemi nuk zgjidhet në kohë, zonja do të dërgohet ta bëjë analizën në QSUT.Pas këmbënguljes sonë, situata mori zgjidhje dhe zonjës në fjalë i caktuan ditën e ekzaminimit.

Të Fundit