Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka investiguar këtë herë rast mbi vajin e ullirit që shitet si “bio” por në fakt është e kunderta. Një shtetas është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Berat, pasi dyshohen se reklamonin në rrjetet sociale vaj të përzier për vaj ulliri bio.
Rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
Njoftimi i Prokurorisë:
Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio, arrestohet babai dhe shpallet në kërkim i biri për ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, arrestuan shtetasin A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 180 dhe 288/c të Kodit Penal. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 29-vjeç.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me policinë, arritën të provojë se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.
Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
Drejtoria Vendore e Policise Berat falënderon emisionin investigativ “Stop”, per kallezimin dhe bashkepunimin ne ketë rast, si dhe fton mediat dhe publikun qe të denoncojne çdo rast paligjshmerie ne menyr qe te bëhet e mundur vendosja e autorëve/subjekteve perpara
pergiegjesise ligjore.
Materialet i kaluan Prokurorise prane Gjykates se Shkalles së Pare të Juridiksionit të Pergjithshëm Berat.