STOP-EMISIONI 55(Sezoni 10) 15 Nentor 2024-Stomatologe ne shkolla, por nxenesit nuk e njohin, s’e kane pare kurre.

Një prind nga Peshkopia solli në redaksinë e “Stop”shqetësimin për mungesën e stomatologut të shkollës. Ajo tregon, se fëmija i saj nuk e ka parë ndonjëherë mjekun stomatolog dhe cdo shërbim është detyruar të bëjë në privat. Ne shkuam në shkollën 9 vjecare “Demir Gashi”, dhe pas kërkimit, e gjetëm doktoreshë Sonjën. Kjo e fundit tha, se i bën të gjitha në klinikë, ndërsa mungesën e justifikoi me depistimet në shkollat e tjera.Sonja, mjekja stomatologe, mbulon 4 shkollat 9 vjecare në Peshkopi, por në këto shkolla, nxënësit nuk e njohin stomatologen, pasi thonë, se nuk e kanë parë kurrë.Nga ana tjetër, drejtoresha e Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetsor Dibër, Anisa Xhika pranoi, se nëse stomatolgia bën kontrolle tek fëmijët, nuk ka logjikë, që të mos e njohin.Ne bëmë edhe një vëzhgim në kryeqytet, ku në ndryshim nga Peshkopia, që ka vetëm një stomatolog, konstatuam shkolla me mjek dhe stomatolog, apo me stomatolog dhe pa asnjë staf mjeksor.Alfiora Fortuzi nga drejtoria e optimizimit në Operatorin e Kujdesit shëndetsor, thotë, që nga njësitë e kujdesit, mbulohet shërbimi për institucionet publike me grafik, në bazë të ngarkesës, që kanë institucionet arsimore.

Një qen është filmuar teksa udhëton me të zotin me motorr. Mënyra e qëndrimit dhe mbajtjes në supet e drejtuesit të automjetit, e bëjnë kafshën të duket edhe më i kujdesshëm se njerëzit. Një prezantuese ka përdorur batutën e kolegëve të ‘Stop”, ndërsa njoftontë një kalim llogarie, duke huazuar shprehjen “i hëngshin me miq e me shokë”.

Disa herë kemi transmetuar rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prinderit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë e gjyshërve. Me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës. Por, për shkak të keqtrajtimit në këtë qendër, Nino u rikthye në shtëpi, ku u ndihmua nga Kryebashkiaku Gledian Llatja dhe stafi i tij. Qytetari i parë i Elbasanit i ofroi Ninos 3 herë në javë fizioterapi, plus shërbim mjeksor falas me infermiere. Vec kësaj, ne gjetëm edhe një punonjëse, që të kujdeset për Ninon.Goldi, një djalë, që jeton në Londër, i ofroi Ninos një pagesë për një afat të pacaktuar, riparimin e dhomës dhe banjos, karrocë elektrike dhe tablet.Ne rikthehemi dhe e shohim Ninon me karrocë, duke dalë nga shtëpia i pavarur.

Të Fundit