Mësuesi nga Korça akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset 14-vjeçare, bashkëshortja: Është i alkoolizuar

Esmeralda Duro, bashkëshortja e Bledar Duro, mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj 2 nxëneseve 14 vjeçare tha në një intervistë për media se çfarë ka ndodhur është për shkak të gjendjes së alkoolizuar të bashkëshortit.

Ajo tregoi se i shoqi është shtruar disa herë në spital për shkak të varësisë nga alkooli dhe kërkoi nga gjykatësit që të marrin parasysh këtë rrethanë ndaj tij.

“Jam bashkëshortja, ndihem shumë e indinjuar për gjithçka po ndodh sepse po baltoset imazhi i tij, i profesorit prej 25 vitesh që e njeh gjithë Korça. Dal këtu për t’i kërkuar ndjesë mbarë opinionit publik, sidomos qytetarëve korçare.

Ne jemi familje qytetare e nderuar, dua nga gjykata që të marrë masën e duhur për atë veprim që ka bërë. Por me një shfajësim nga ana e tij, sepse bashkëshorti im ka kaluar prej një viti gjendje depresive alkoolike të rënduar që e çoi në këtë pikë.

Bledar Duro që ka dhënë shpirtin e tij artistik, që e njohin të gjithë nxënësit që kanë kaluar në breza ai profesor e sa i dashur ka qenë, i mirë kuptueshëm.

Me vjen keq që ndodhem në këtë lloj situate për të dhënë këtë deklaratë që është indinjuese nga ana ime për ta dhënë. Nuk jemi përballuar asnjëherë me këtë lloj gjendje.

Bledi gjatë procesit mësimor bënte luftë me veten e tij, sepse ata që e dinë çfarë është alkolli, e dinë se si një i alkoolizuar të qëndrojë për 8 orë brenda ambienteve mësimore, Bledi në ambientet e shkollës nuk shkonte me alkool apo i dehur.

Me vjen keq që mediat kanë thënë se gjatë ambienteve të shkollës ka patur ngacmime. Kjo ka qenë gjendje debulese, dobësie e shkaktuar nga alkooli. Ka bërë shtrime në spital për varësi ndaj alkoolit. Ai e ka këtë të nevojshme, rehabilitimin.

Gjykatës i kërkoj me zemër në dorë jo ta shfajësoj, por ta vë para dijeni se është në depresion e ankth. Edhe sot në paraburgim është më hapjen e alkoolit. Është ndjerë në gjendje të rënduar psikologjike”, tha ajo.

Të Fundit