“S’ia kanë idenë punës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Ka mungesë të theksuar të aftësive të oficerëve që punojnë në polici kriminale!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda është shprehur se ka mungesë të theksuar të aftësive të oficerëve që punojnë në polici kriminale.

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ku diskutohet pr.buxheti 2025, Ilir Proga theksoi se nuk mund të kërkojë rritje të fondit sekret për shkak të mungesës sëtheksuar të aftësive profesionale të oficerëve.

“Të thuash që do të rris fondin me njerëz që nuk ia kanë idenë punës operative kjo është e pamundur, e kërkon fondin dhe nuk e shpenzon”, tha ai.

Drejtori Policisë shtoi se “s’mund të vij si struc e të fshihem dhe ta them këtu që situatë është rozë”.

Ilir Proda: Rritja e fondit sekret është e lidhur ngushë edhe me atësitë profesionale të oficerëve, kush ka qenë oficer policie e kupton mirë se çfarë po them. Këtë vit është hapur Akademia së Policisë që rezultatet do ti japë besoj mbas 3 vitesh.

Me rritjen e nivelit të oficerëve padyshim do të ketë edhe kërkesë për rritje të fondit. Flasim për mungesë të theksuar të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në polici kriminale. Nuk mund të vij si struc e të fshihem dhe ta them këtu që situatë është rozë, Situata është problematike dhe ministra e Brendshme e ka adresuar duke hapur Akademinë e Sigurisë. Të thuash që do të rris fondin me njerëz që nuk ia kanë idenë punës operative kjo është e pamundur, e kërkon fondin dhe nuk e shpenzon.

Të Fundit