Mesditën e kësaj të enjteje një makinë që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë jashtë rruge duke u përmbysur në trotuar.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka pasur pasoja. Nga dalja nga rruga është rrezikuar jeta e kalimtarëve që po qarkullonin në bulevardin kryesor të Elbasanit.
Policia po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe do kryejë testin e alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.