Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi solli në vëmendje vendimin e një dite më parë të Gjykatës Administrative që e cilësoi të paligjshëm përjashtimin e depuetëve të opozitës duke i kërkuar kryetares Elisa Spiropali.
Kreu i grupit të PS, Niko Peleshi u kërkoi deputetëve të opozitës të tregohen konstruktivë e të marrin pjesë në diskutime, dhe jo të merren me vendimin e gjykatës, që sipas tij është i padrejtë.
“Vendimi i gjykatës nuk rrëzoi kërkesën e Sekretariatit të Etikës, e ka quajtur të drejtë por ka ndryshuar datat. Për mendimin tim ka bërë një gjykim në vlerësimin tim të gabuar se ka hyrë në një territor që nuk i takon por edhe ai vendim gjykate po të doni nuk ju jep të drejtë të digjni karriget”, tha Peleshi.