Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë.
Raportohet se e plagosur ka mbetur një grua e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i dyshuari I. Cani, i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Nderkohe qe detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një grua është goditur me thikë nga ish-partneri i saj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ndërsa mësohet se e plagosura është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime në mjekër.
Shkak i konfliktit mes ish-çiftit dyshohet se ka qenë ndarja mes tyre, ku sipas informacioneve autori ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes shtetasin I. Cani, i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.