Gazetari dhe analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë skandaloze, teksa ka folur për spitalin e Onkologjikut dhe personat që vuajnë nga kanceri
Burra, gra, të rinj apo edhe fëmijë që vuajë nga kanceri dhe luftojnë çdo ditë me vdekjen, Vangjeli i ka konsideruar si, “njerëz të dënuar nga Perëndia me vdekjen”.
Jo veç kaq, madje ai është shprehur se pavarësisht se ku mund të kurohen, në Shqipëri apo jashtë shtetit “fundi i tyre është i dhimbshëm”.
“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm. Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, tha ai ndër të tjera.