Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka rënë në gjurmët e një korrupsioni zinxhir në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Provimet në Fakultetin e shkencave të edukimit, për edukatore për moshat 0-3 vjeç, jepen kundrejt lekëve nën dorë. Studentët e vjeshtës thonë, se sekser për provimet me pagesë, është bashkëshorti i shefes së departamentit Monika Hodaj. Burri i saj, tregojnë studentët, ka një lokal brenda Universitetit Qendror. Ne takojmë Gazmend Hodajn, i cili na kërkon listën me lëndët dhe emrat e pedagogëve.Gazi merr përsipër 4 provime, duke paguart 500 mijë lekë të vjetra.Provimet, që na siguron Gazi, janë Filozofia e edukimit të fëmijërisë së hershme me pedagoge Florinda Tarusha, Edukimi Gjinor në fëmijërinë e hershme me pedagoge Monika Hodaj, si edhe Praktika profesionale dhe Arti dhe Krijimtaria në fëmijërinë e hershme me Ornela Bilali.Ne shkojmë të dorëzojmë lekët te lokali i Gazit, dhe i kërkojmë ndihmë edhe për pedagogen Zyhra Gripshi, që jep lëndën e punës me familjen dhe komunitetin. Për këtë të fundit Gazi kërkoi dhe mori 120 mijë lekë të vjetra.
Pamjet e një vici, që kërkon të pijë qumësht, tek një kafshë, që lëviz në një pistë, janë kthyer në virale.Vici nuk arrin të bindet, që nuk mund të pijë në gjirin e një lodre.
Pas investigimit të emisionit “Stop” policia e Elbasanit ka shoqëruar 7 pedagogë dhe sekserin për provimet me lekë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” . Pedagogët Monika Hodaj, Florinda Tarusha, Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatrice Gani,Edlira Gugu janë shoqëruar marrë në pyetje e lënë në detyrim paraqitjeje, ndërsa sekseri Gazmend Hodaj, është lënë në qeli.Pegagogët gjithashtu janë pezulluar nga detyra.Nga ana tjetër Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedimin për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Në vijim të veprimeve hetimore,janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale për personat, ndaj të cilëve rëndojnë këto akuza.