Inagurohet Ura e Madhe në Kukës, Rama: Çliron përfunimisht qarkullimin në zonë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.Kryeministrja dhe njëherazi Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, mori pjesë këtë të hënë në inagurimin e Urës së Madhe në Kukës.

Inagurimi i urës në Kukës, u bë me një prani të madhe të qytetarëve, si dhe me grupe folklorike valltarësh të cilët performonin për të pranishmit.

Teksa ndau pamjet nga inagurimi në facebook, Rama nënvizoi se Ura e Madhe e Kukësit është një një nga veprat më të rëndësishme infrstrukturore në veri që çliron përfundimisht qarkullimin në zonë.

“Hapet ura e madhe e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjete sociale.

Të Fundit