1 në 4 të moshuar në vendin tonë vuajnë nga depresioni. Sipas mjekëve psikiatër, dalja në pension, braktisja nga fëmijët, sëmundjet kronike, janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e shifrave.
“Probleme shëndetësore kryesisht diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike gjithmonë në një pjesë të mirë të rasteve shoqërohen me probleme të shëndetit, mendor, kryesisht depresioni. Është e rëndësishme që të mjekojnë mirë sëmundjet e tjera, sa më të qetë të jenë nga ato probleme sa më të kuruar, aq më mirë do ndihen dhe emocionalisht. Nëse sëmundja e tyre do jetë e rënduar vazhdimisht do jetë në gjendje jo të mirë ose në gjendje depresive. Ushqyerja e mire, një gjumë i mirë, një stil jetese sa më e shëndetshme dhe mjekimi në mënyrë rigoroze i sëmundjeve do të ndihmonte që të parandalonte problemet. Humbja e familjarëve, fëmijët larg, problemet e shumta sociale bëhen shkak dhe është një faktor risku.’’, shprehet Irena Thoma, mjeke psikiatër.
Specialistët e shëndetit mendor këshillojnë se jetesa e shëndetshme dhe dieta e mirë ushqimore shmang riskun e shfaqjes së çrregullimeve mendore dhe depresionit.
“Është e rëndësishme që të mjekojnë mirë sëmundjet e tjera, sa më të qetë të jenë nga ato probleme sa më të kuruar, aq më mirë do ndihen dhe emocionalisht. Nëse sëmundja e tyre do jetë e rënduar vazhdimisht do jetë në gjendje jo të mirë ose në gjendje depresive. ushqyerja e mire, një gjumë i mirë, një stil jetese sa më e shëndetshme dhe mjekimi në mënyrë rigoroze i sëmundjeve do të ndihmonte që të parandalonte problemet.”
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të moshuarve të prekur nga depresioni dhe problemet e shëndetit mendor.