Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00.
Artisti ka paraqitur vetveten në ambientet e policisë në praninë e avokatit të tij.
Momentalisht, ai është duke u intervistuar nga policia.
Stresi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, nën dyshimet se kishte qenë i përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, dhe më shumë detaje pritet të dalin në ditët në vazhdim.