Tramvaji hyn brenda dyqanit në qendër të Oslos, plagosen 4 persona

 Një tramvaj u përplas me një dyqan në qendër të Oslos të martën, duke plagosur shoferin dhe të paktën tre persona të tjerë, tha policia norvegjeze.
Sipas policisë, në momentin e përplasjes në tramvaj ndodheshin rreth 20 pasagjerë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një tramvaj blu që kishte depërtuar në një dyqan
kompjuterash në katin e parë të një pallati katërkatësh në qendër të kryeqytetit norvegjez.
“Jemi duke rrethuar zonën. Ndërtesa u evakuua dhe do të kontrollohet për dëmtime strukturore”, tha policia.

Të Fundit