Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.
“I ka shpëtuar burgut me procedura se duhet të ishte në burg. Harroni shqiptarët që kanë dëbuar nga Greqia vetëm e vetëm se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës.
Kurse ky ka vrarë gjithë ata njerëz dhe kur vjen puna sot vjen këtu dhe na imponohet na bën karshillëk.
Cfarë i duhet atij në këtë vend, ka vjedhur vota, e dini të gjithë provoni ju të vidhni një votë”, thotë një qytetar i revoltuar me praninë e Belerit në Tiranë.