Denoncimi i radhës vjen nga njësia 4. Një 36 vjecar tregon, se pas një martese 12 vjecare, nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë, në fundit të vitit 2020, gruaja e tradhëton dhe largohet nga banesa, duke e braktisur atë dhe fëmijët. I riu bën denoncim në polici, pret 3 muaj dhe më pas kërkon divorcin. Gjykata e Shkallës së parë pranon zgjidhjen e martesës dhe i jep kujdestarinë atij, ndërsa nëna detyrohet të paguajë një pension 30 mijë lekë të reja për 3 fëmijët, vendim, që u ankimua në Apel.Për shkak se ishte jashtë, denoncuesi tregon, se coi nënën në gjendjen civile të njësisë nr.4 me vendimin e gjykatës, për ta regjistruar, por aty i thonë, se nuk figuron më në njësinë 4, por në Kashar. Ish-gruaja i kishte ndryshuar vendbanimin, duke e cuar bashkë me tre fëmijët në Kashar. Kur zotëria shkon vetë në Kashar, zbulon, se përvec tre fëmijëve, ish-bashkëshortja i kishte shtuar edhe një fëmijë të katërt, që e kish lindur pas ndarjes. Për këtë rast, gazetarja interesohet në njësinë numër 4, ku përgjegjësja Magi Lika, sqaron, se ish-gruaja Elvira ka aplikuar në portalin e albania për ndryshim vendbanimi më një kontratë qiraje në Kashar.Në Njësinë Administrative Kashar specialistja Blerina Xhyheri, pohon të njejtën gjë.
Sa për regjistrimin e fëmijës së katërt, ka mbi një vit, që nuk i regjistron më Njësia Administrative, por në cdo maternitet ka një punonjës të gjendjes civile, që bën regjistrimin dhe ky regjistrim del në sistem. Në këtë rast zonja e ka deklaruar fëmijën e katërt në emër të ish-burrit.Kjo do të thotë, se tani denoncuesi duhet të bëjë gjyq edhe për divorcin, edhe me gjendjen civile, që i ka regjistruar një fëmijë tepër.