Në seancën gjyqësore që po mbahet në shkallën e dytë për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë Lefter Koka. “E keni gabim e dëgjova prokurorin sit dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” – akuzoi në seancë Leftë koka.
“Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, tha ai. Lefter Koka reagoi pasi folën dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj.