Një 34-vjeçar i identifikuar si Leonard Allushi është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetase duke i marrë 3000 euro me premtimin për t’i siguruar një vizë angleze.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar 3000 euro, një automjet dhe një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi.”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet se më 21 tetor 2024, ka mashtruar një shtetase 25 vjeçare, duke i kërkuar 3000 euro në muajin shtator me premtimin se do t’i siguronte vizën”, thuhet në njoftimin e policisë.