Eurodeputeti italian me tone të ashpra: Kampet në Shqipëri si të Guantanamos

Eurodeputi italian, Ignazio Marino, është shprehur kundër marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë gjatë një seance plenare në Parlamentin Europian në Strasburg.

Teksa ka folur me tone të ashpra kundër kësaj marrëveshje, eurodeputeti Marino i ka quajtur kampet në Shqipëri si kampe përqëndrimi dhe se ngjasojnë identike me bazën amerikane të Guantanamos në Kuba.

Ai ka shtuar se në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm, sipas tij, bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar.

“Ndershmëria intelektuale mungon në atë pjesë të kësaj dhome që dy ditë më parë hodhi poshtë diskutimin për dëbimin dhe ndalimin, në një kamp përqendrimi jashtë kufijve evropianë, të emigrantëve që ikin për t’i shpëtuar dhunës, urisë, varfërisë.

Marrëveshja e qeverisë Meloni me Shqipërinë ka një precedent: bazën e Guantanamos, ku të burgosurit mund të trajtohen jashtë ligjit. Por në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm. Bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar.

Imagjinoj që secili prej jush mbrëmë, duke përfshirë të nderuarin Nicola Procaccini , të cilin e falënderoj për dëgjimin, kishte një darkë të shkëlqyer dhe këtë mëngjes një dush të nxehtë gjallërues. Ja pra, vizioni holistik me fjalët e kryeministres italiane: ‘Kufijtë janë të shenjtë dhe qentë dhe derrat mbërrijnë në Evropë’. Nuk di për derrat, por qentë tanë të dashur shtëpiak në Europë marrin një trajtim shumë më holistik se ai i rezervuar për emigrantët e sjellë në Shqipëri”, tha ai mes të tjerash.

Të Fundit