“Nuk jam i përgatitur” nuk di të flasi dhe pse drejtor, ja si ngec para gazetarit!

Shkolla 9 vjecare e Grekanit në Belsh për këtë vit shkollor numëron 100 nxënës. Vitin e kaluar numëronte 120 të tillë.Në fund të muajit prill, shkolla mbeti pa drejtues, pasi ish-drejtoresha fitoi një vend punë diku tjetër.Në vend të saj emëruar drejtuese e përkohshme Burbuqe Uruçi, mësuese në këtë shkollë dhe njëkohësisht bashkëshorte e Durim Uruçit, drejtor i ZA Belsh. Që këtu fillon konflikti i interesit, mbështetur në ligj, pasi drejtori i ZA, ka vartëse këtë drejtuese drejtpërdrejt.Drejtuesi i ZA-së ka detyrimin të njoftojë Drejtorinë Rajonale për vendin bosh.Por mos ndoshta drejtori i ZA-së po pret, që bashkëshortja e tij të marrë certifikatën e drejtorëve dhe më pas të futet në garë, pa e lëshuar këtë vend të lakmuar, duke ia bërë gati së shoqes emërimin përfundimtar? Vetë drejtoresha Burbuqe Uruci thotë, se ka 30 vjet në punë.Drejtori i ZA-së Durim Uruci nuk përgjigjet për këtë shkelje, por shprehet, se do kërkesë me shkrim.Sipas ekspertit të arsimit Ndricim Mehmeti, arsyetimi se po pritej regjistrimi i nxënësve, është gënjeshtër. Ka shkolla me 30 nxënës dhe kanë drejtor.Menjëherë pas ngritjes së problemit nga ana jonë, u shpall vendi vakant për drejtor shkolle në Grekan të Belshit.

Të Fundit