Pas njohjes me masën e sigurisë nga GJJKO, ish-presidenti Ilir Meta është transportuar nga forca të shumta policie drejt burgut “313” në Tiranë.
GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Metën, të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Piro Xhixhon, duke e kaluar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Seanca, e cila ka zgjatur rreth 4 orë, pasi nisi në orën 13:30, ka vlerësuar kushtet e zbatimit të masave të sigurisë lëshur mbi Metën, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.
Vetë Meta dhe Kryemadhi janë mbrojtur vetë para gjyqtarit Erjon Çela, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.