Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar me aftësi të kufizuara në Itali, i cili merrej me trafik droge.
39-vjeçari ishte i njohur për policinë italiane pasi ndaj tij kishte një masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ dhe u kap teksa po qëndronte në karrigen e tij me rrota para një farmacie
Ai i është nënshtruar menjëherë kontrollit, veçanërisht për të verifikuar nëse posedonte leje për të qëndruar jashtë. Pasi u konstatua se ishte ende brenda afatit të lejuar, pas kontrollit të mëtejshëm policia i gjeti atij një thikë rreth 22 cm të gjatë.
Gjithashtu, në çantën që kishte me vete, efektivët gjetën 20 doza me mbi 65 gramë kokainë dhe 1325 euro para të gatshme.
Në përfundim të hetimeve rituale, i riu është arrestuar pasi dyshohet për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Autoriteti Gjyqësor, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendore, ka vërtetuar veprimet e Policisë së Shtetit dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për 39-vjeçarin.