Arrestohet mësuesi në Cërrik, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 15 vjeç

Një mësues është arrestuar nga policia në Cërrik, pasi është denoncuar nga një prej nxënëseve të tij.

Sipas uniformave blu, vajza 15-vjeçare i ka komunikuar psikologes së shkollës se për një periudhë një mujore, 48-vjeçari me profesion mësues e ka ngacmuar seksualisht.

E mitura ka rrëfyer se ngacmimet kanë ndodhur gjatë kohës që udhëtonin së bashku me autobusin e shkollës.

“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç”, njofton policia.

Policia sakaq po vijon kryerjen e veprimeve hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Të Fundit