Ish-kryeministri italian: Kur në Shqipëri tërheqin ish-presidentin në atë mënyrë, si do të sillen me refugjatët?

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka folur dje në një intervistë për televizionin La7 në Itali, lidhur me emigrantët dhe ardhjen e tyre në Shqipëri.

Duke folur për shpenzimet e mëdha që u bënë për ardhjen e 16 refugjatëve, ai tha se plani i Melonit është për t’i sjellë ata në Shqipëri, një vend që sipas tij “dihet që ka një standard të ndryshëm”.

Renzi u shpreh dje: “Do t’I dërgojnë emigrantët në Shqipëri, një vend që siç e dimë kë standard tjetër. Kanë arrestuar tre orë më parë ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, shikoni imazhet se si e tërheqin jashtë makinës, atë që ishte dikur president i Republikës. Për emigrantët nga Bangladeshi ndoshta do të kenë më pak konsideratë”.

Arrestimi i ish-presidentit Meta ditën e djeshme në automjetin e tij, teksa udhëtonte për në zyrë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Të Fundit