Një ditë pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi doli sot në një deklaratë për shtyp.
“Komunikimi me Ilir Metën prej 7 muajsh është zero, nuk kam më komunikim me të, në këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta.
Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai. A ka më arrestim më të madh se arrestimi shpirtëror, për të qenë i lirë me mendimet e tua, me familjen tënde.
Nuk jua uroj asnjërit prej jush këtë konflikt familjar që unë kam pasur, e kemi dashur njëri-tjetrin, për 33 vite kemi ecur dorë pas dore,” tha Kryemadhi.