Dy automjete kanë përfunduar brenda një lokali në Pluk të Lushnjes. Burime për Klan News bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një “Benz” i cili ka qenë i parkuar para lokalit.
Njëri nga shoferët është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel, në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij. Pronarja e lokalit thotë se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishte në shtëpi, teksa kamerat sipas saj treguan se çfarë kishte ndodhur.