Në 24 maj 2024 Stop transmetuam rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prinderit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë e gjyshërve. Këta të fundit janë të moshuar dhe e kanë të pamundur të kujdesen për nipin, ndaj me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës. Por pak ditë më parë Nino në telefonon dhe na thotë, se pas tre muajsh në këtë qendër, për të nisën problmet.Noni tregon, se ka patur një konflikt me Denisën, kujdestaren e tij, e cila dyshonte Nino bënte video dhe i niste në redaksinë tonë. Situata u qetësua disi me ndërhyrjen e drejtoreshës, por pas këtij episodi Denisa e lan Ninon me ujë të ftohtë, gjë që bëri, që Nino të kthehet në Elbasan te gjyshërit, duke mos dashur më të shkojë në qendrën e Durrësit.Me kameran e fshehtë, Nino shkon me gjyshin tek Qendra, duke i treguar të gjitha pretendimet, që është dhunuar e larë me ujë të ftohtë dhe se do të largohet.Edhe gazetarja bisedon me titullaren dhe kjo e fundit e pranon episodin e konfliktit, por nuk kishte dijeni për larjen me ujë te ftohtë.
Ish-presidenti dhe kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë fushatës së tij elektorale ka shkuar në një fast food, duke vënë përparësen e skuqur e shërbyer patate të skuqura. Trump u shpreh, se i ka pëlqyer gjithmonë kjo punë, por nuk ka mundur ta bëjë dot.
Pas denoncimit nga emisioni investigativ “Stop,” ndaj dy zyrtarëve të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore në Durrës, drejtorit juridik Isa Sejko dhe arshivistes Ardiana Nazexhi, janë lëshuar dy fletë-arreste. Gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për këta dy shtetas, për masën e arrestit me burg.Përmes një kamere të fshehtë, emisioni “Stop” dokumentoi momentin kur juristi Sejko pranoi një ryshfet prej 500 mijë lekësh të vjetra nga një qytetar që po përgatiste dosjen për pension invaliditeti.Qytetari, Vladimir Bajlozi, banor i Sukthit, kishte hasur vështirësi për të gjetur vitet e punës, që i mungonin për periudhën 1985-1994 dhe iu drejtua ISSH-së Durrës për ndihmë. Pasi iu sugjerua të konsultohej me juristin, ai mori kontakt me Sejkon, i cili i kërkoi ryshfet për të zgjidhur çështjen pa qenë nevoja të ndiqej procesi gjyqësor.Bajlozi vendosi të denoncojë rastin tek emisioni “Stop.” Prokurorja e Durrësit, Englantina Shehu, pas trasmetimit të kamerës së fshehtë nga “Stopi”, nisi ndjekjen penale dhe urdhëroi arrestimin e zyrtarëve.