Lajmi i arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, nga ato evropiane, te amerikanet e deri në Indinë e largët.
Duke iu referuar “Associated Press” dhe agjencive të tjera ndërkombëtare, mediet në SHBA shkruajnë se ish-presidenti shqiptar akuzohet për pastrim parash.
Në lajme citohet edhe Tedi Blushi, i cili e ka quajtur arrestimin e Metës si një “pengmarrje kriminale”.