Shtëpia italiane e modës “Prada” dhe kompania “Axiom Space” prezantuan dizajnin e kostumit hapësinor që do të përdoret për misionin e NASA-s “Artemis 3” në Hënë.
Kostumi, i cili njihet si “Axiom Extravehicular Mobility Unit” (AxEMU), u prezantua në Kongresin Ndërkombëtar Astronautik në Milano dhe dizajni i tij është një kombinim i funksionalitetit dhe estetikës së lartë, pasi është e nevojshme që të përshtatet me kushte të vështira në hënë, raportoi Reuters.
Kostumi është krijuar për të përballuar temperaturat ekstreme të polit jugor të Hënës dhe për të funksionuar në zona të ftohta për të paktën dy orë.
Astronautët do të jenë në gjendje të kryejnë shëtitje në hapësirë deri në tetë orë me këtë kostum.
“Jam shumë krenar për rezultatin që po prezantojmë sot. Ky është vetëm hapi i parë në bashkëpunimin afatgjatë me kompaninë ‘Axiom space’”, tha shefi i marketingut i shtëpisë së modës “Prada” Lorenzo Bertelli.
Misioni Artemis 3, i cili është planifikuar si zbarkimi i parë i astronautëve në Hënë që nga viti 1972, është planifikuar për vitin 2026.