Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi me iniciale I.B, pasi ka goditur me grusht bashkëshortern.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 57 vjeç, banues në Qerret Durrës, pasi ka goditur me grusht bashkëshorten e tij”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.