Në 27 nëntor 2023 transmetuam një problematikë nga fshati Spiten i Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes, që pret gur. Prej muajit qershor në këtë biznes nuk kishte energji elektrike.Zoti Kolthi tha, se prej shumë vitesh, këtë biznes e kishte lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në dhjetor 2022 erdhi task forca nga Tirana dhe nuk la asnjë proces verbal, por thjesht pyeti, se kush ka ndërhyrë. Elektricisti e pranoi, që kishte ndërhyrë ai dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në maj 2023 qytetarit iu shkëput energjia dhe shkoi të interesohej për ta rilidhur, por i thanë, se ka një gjobë 20 milionë lekë. Zoti Kolthi bisedoi me elektricistin Mark Fizi, i cili pranoi, se e ka hapur ai sahatin.Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë. Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar, që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune.Pas gati një viti interesim në OSHEE, mësojmë, se gjoba 20 milionë lekë të vjetra është hequr nga sistemi.Qytetari Ndue Kolthi, falenderon mes ngashërimash e lotësh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]