Denoncimi i radhës në redaksinë tonë vjen për Postën Shqiptare, Filiali Durrës nga nje pensionist, i cili e tërheq pensionin në sportel, por thotë, se në mënyrë të pakuptimtë e pa faturë, i mbahet cdo muaj 1 mijë lekë të vjetra.Me kamera ne provojmë, se arkëtarja Afërdita Lara i jep pensionin me 1 mijë lekë më pak, duke i thënë, se kështu funksionon në këtë postë. Pas pensionistit në shkojmë tek arkëtarja, e cila në syrin e gazetares shkruan “tarifë e marrë”. Edhe postieri pranon, se edhe pensionistëve, që e tërheqin vetë pensionin, u mbahet 1 mijë lekëshi i shërbimit.Më pas gazetarja shkon te Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit, Linda Manasterliu, pas shumë justifikimeve, i sugjeron pensionistit të transferohet me e-albania në një tjetër postë, që ka edhe shërbimin në shtëpi edhe tërheqjen në sportel.
Parlamenti u përfshi sot sërish nga zjarri, flakët e kaosi. Deputetët demokratë, të përjashtuar nga seanca, ndezën zjarr në kangjellat e hekurit, që ishin vendosur nga garda.Nga ana tjetër seanca u ndërpre, pasi në sallën e Kuvendit, deputetja Elda Hoti, hodhi një lëndë me erë mbytëse.
Në 27 nëntor 2023 transmetuam një problematikë nga fshati Spiten i Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes, që pret gur. Prej muajit qershor në këtë biznes nuk kishte energji elektrike.Zoti Kolthi tha, se prej shumë vitesh, këtë biznes e kishte lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në dhjetor 2022 erdhi task forca nga Tirana dhe nuk la asnjë proces verbal, por thjesht pyeti, se kush ka ndërhyrë. Elektricisti e pranoi, që kishte ndërhyrë ai dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në maj 2023 qytetarit iu shkëput energjia dhe shkoi të interesohej për ta rilidhur, por i thanë, se ka një gjobë 20 milionë lekë. Zoti Kolthi bisedoi me elektricistin Mark Fizi, i cili pranoi, se e ka hapur ai sahatin.Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë. Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar, që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune.Pas gati një viti interesim në OSHEE, mësojmë, se gjoba 20 milionë lekë të vjetra është hequr nga sistemi.Qytetari Ndue Kolthi, falenderon mes ngashërimash e lotësh.