Thyen xhamin e automjetit dhe vodhën karrocën për fëmijë, 2 të arrestuar

2 autorë vjedhjesh në Elbasan kanë përfunduar pas hekurave. Konkretisht, policia ka bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit me iniciale B.K. dhe 35-vjeçarit me iniciale E.S..

Të arrestuarit dyshohet se më 15 Tetor të këtij viti në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur:

-1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur 35-vjeçari E.S.;

-një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit