Ardi Veliu në krye të kompanisë shtetërore të prodhimit dhe tregtimit të armëve

Kompania shtetërore e prodhimit të armëve është regjistruar sot zyrtarisht në QKB. në krye të kompanisë së emërtuar KAYO do të jetë ish-kreu i policisë së shtetit dhe më pas AMP, Ardi Veliu.

Kapitali fillestar i shoqërisë është 150 mln lekë dhe ka si objekt “veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake”.

“Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë. Objektivat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë janë, si më poshtë: a) projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake; b) ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik; c) prodhimi dhe furnizimi me për pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare; ç) ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre; d) mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj; dh) nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit; e) bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj; ë) financimi ose bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre. (2) Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin në fuqi, Shoqëria do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet me aktivitetin e saj. Kjo përfshin gjithashtu edhe të drejtën të krijojë struktura të tjera sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi”, sqarohet më tej në dokumentin e regjistrimit në QKB.

Të Fundit