Instituti i Sigurimeve shoqërore, ka reaguar pas transmetimit të emisionit Stop të së martës në TV Klan, për një rast abuzimi në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës me një pensionist, që kërkonte njohjen e vjetërsisë në punë. ISSh,bën me dije, se janë larguar nga puna punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje dhe do të vijojnë procedurat, për të nxjerrë, nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast. Në emisionin Stop të së martës, Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregoi, se pësoi infarkt, ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite të punës si karrocier në Ndërmarrjen e Sukthit. Vladimiri iu drejtua Issh-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat. Vladimiri u drejtua tek sigurimet në Durrës, ku një punonjëse, e quajtur Diana, e drejtoi te juristi, me të cilin mund të mbaronte punë pa gjyq. Juristi Isa mori 500 mijë lekë të vjetra,dhe paratë e prapambetura kaluan në postë për Vladimir Bajlozin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]