Jemi në Xibrakë në shkollën 9 vjecare në këtë zonë, ku prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle, denoncojnë prindin Gentian Boshku, i cili, pasi është ngjitur në autobuzin e nxënësve në 7 tetor 2024, ka dhunuar një nxënës e ka shqetësuar të tjerët.Fëmija i dhunuar është jetim nga nëna e babai dhe jeton me gjyshen. Ai thotë, se është shumë i trembur nga kjo situatë.Sipas fëmijëve të tjerë, ky prind ka 4 vjet, që hipën me fëmijët, pasi e lejon shoferi Enver Shkalla. Prindërit e tjerë bëjnë denoncim në Polici, por pas 10 orësh, Enveri është sërish i lirë.Titullari i shkollës Kujtim Karaj, thotë, se e ka hequr shoferin e autobusit nga puna.Nga ana tjetër prindërit kanë dy ditë, që nuk i cojnë fëmijët në shkollë, pasi nuk kanë siguri. OPGJ Zarif Miraka, i kontaktuar nga prindërit, thotë, se policia nuk është gestapo, e se nuk bëhet fjalë për ngacmim seksual. Titullari i Policisë Elbasan, Roven Zeka, tregon, se pasi Gentiani u la i lirë, i është konfliktuar sërish dhe është rindaluar.Prokuroria e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykata e rrethit e sheh të padrejtë arrestimin, pasi Gentian Boshku nuk është arrestuar në flagrancë.Avokati Arben Llangozi thotë, se policia ka bërë shkelje të rëndë, duke mos e arrestuar agresorin në kushtet e flagrancës. Por nga ana tjetër Gjykata e Elbasanit nuk duhej ta linte pa caktim mase sigurimi. Ndaj organi i akuzës e ka ankimuar rastin në Gjykatën e Apelit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]