Kuvendi nuk gjen qetësi. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për 10 minuta. Ajo tha se deputetët e mazhorancës po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë benzine.
Kryeparlamentarja kërkoi verifikimin nga Garda se çfarë përmbajtje kishte lënda që hodhi deputetja e PD, Elda Hoti drejt karrigeve të Kuvendit, disa minuta më parë.
“Nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë që ndjehet si era benzinë. Kërkoj 10 minuta pushim në këtë sallë në mënyrë që të verifikohet se çfarë ishte lënda që u hodh në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë ankesë e kam nga shumë deputetë. Kjo është e papranueshme. Ju lutem bëni verifikimin e provave. Rikthehemi për 10 minuta”, tha Spiropali.